Komisionit Parlamentar për Edukim i Shqipërisë viziton Kosovën
Prishtinë, 17 prill - Komisioni Parlamentar për Edukim dhe Mjete të Informimit Publik i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë i udhëhequr nga kryetari i komisionit Genc Pollo sot vjen për vizitë në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme delegacioni parlamentar nga Komisioni Parlamentar për Edukim dhe Mjete të Informimit Publik i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, do të ketë takim me Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës.
Delegacioni shqiptar po ashtu do të takohet edhe me ministrin për Arsim të Qeverisë së Kosovës si dhe do të vizitojë institucione shkollore dhe shkencore të Kosovës, si dhe objekte të rëndësishme historike .