Komisioni sot vendos për punësimin e Aurora Bakallit
Prishtinë, 29 maj - Pas raportimit në disa media për punësimin e kundërligjshem te ish deputetes Aurora Bakalli në Fakultetin e Mjekesise si asistente ne lenden mjekesi interne, me 19 maj ishte e caktuar seanca e Komisionit Etik te Universitetit te Prishtines ku do shqyrtohet kjo lende e inicuar nga katedra e Internos permes dekanatit te Fakultetit te Mjekesise.
Pritet qe sot dhe ne seancat në vazhdim të degjohen nga komisioni dëshmitarët e këtij rasti si dhe vet Aurora Bakalli.
Se cili do të jetë vendimi i komisionit mbetet të shihet në ditet në vazhdim.
Aurora Bakalli shkelsja kryesor e te gjitha ligjeve ndersa komisioni akoma pa vendim ndeshkues ndaj saj.
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja për Bashkim (LB), Aurora Bakalli, dyshohet se është pranuar si asistente në Fakultetin e Mjekësisë duke i shkelur rregullat e Statutit të UP-së.
Bakalli, që atëkohë ishte deputete e Lëvizjës për Bashkim, kishte kaluar barriera ligjërisht të pakapërcyeshme për tu punësuar në universitet.