Komisioni për Arsim mblidhet për të diskutuar rreth vendimeve te KSHC-së
Një vendim i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), ua ka tërhequr akreditimin tre universiteteve; Universitetit "Haxhi Zeka" në Pejë, Universitetit "Ukshin Hoti" dhe Universitetit "Isa Boletini" në Mitrovicë.
Ky veprim i ndërmarrë ngjalli reagime të mënjëhershme nga krerët më të lartë institucionalë të vendit, përfshirë edhe kryeministrin Haradinaj, të cilat dëshmuan ndërhyrjen dhe presionin në sistemin e arsimit.
Këshilli Shtetëror të Cilësisë ka bërë të ditur së këto universitete nuk do të mbyllen, por do t’i nënshtrohen sërish procesit të ri-akreditimit institucional.
Vendimet e KShC-së janë në funksion të garantimit të cilësisë në arsim dhe mbrojtjes së familjeve dhe fëmijëve të tyre nga programe/institucione me cilësi të kontestueshme dhe larg standardeve evropiane.