Komisioni për Arsim do të vizitojë Luginën e Preshevës
Prishtinë, 9 mars - Sot dhe nesër, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, do të vizitojë Luginën e Preshevës.
Me këtë rast ky Komision do të takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, i kryesuar nga, Jonuz Musliu, me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Gjatë kësaj vizite, Komisioni do të takohet edhe me qytetarë të Medvegjës. Komisioni do të vizitojë edhe disa shkolla të kësaj ane.