Komisioni i Maturës Shtetërore publikon sot datat e mbajtjes së Maturës
Prishtinë, 27 mars - Komisioni i Maturës Shtetërore do të mbajë takim, ku do të diskutohet rreth përgatitjeve për organizimin e Maturës Shtetërore 2018.
Në këtë takim do marrë pjesë edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.
Pas takimit, do të mbahet konferencë për media, ku ndër të tjera, do të publikohen edhe datat e mbajtjes së Maturës Shtetërore 2018.