Komisioneri Navracsics shprehu mbështetje për menaxhmentin e UP-së

Ai ligjëroi mbi prioritetet politike të Komisionit Evropian të Juncker dhe rolin e tij në arsim dhe kulturë.
Ndërsa rektori Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu ndër të tjera shtoi se Universiteti i Prishtinës, si institucioni më i vjetër dhe më i madh i arsimit të lartë në Kosovë, është i pandashëm nga historia moderne e Kosovës. Herë UP-ja ka ndikuar në zhvillimet e vendit e herë ato kanë ndikuar në UP.
Kjo nuk është e veçantë vetëm për Kosovën por mund të haset në plot vende të rajonit tonë, i cili kaloi një fazë të gjatë tranzicioni.
Ai më tej shtoi se nëse komuniteti akademik dëshiron të ndërtojë një shoqëri të përgjegjshme, atëherë vet duhet të jetë i përgjegjshëm dhe me shembullin e vet të demonstrojë se çka është përgjegjësia shoqërore.
\"Këtë e bën duke kryer me përgjegjësi detyrat e veta, duke vlerësuar me përgjegjësi kontributin e secilit akademik dhe duke mos lejuar në asnjë moment që interesi personal ose grupor të vihet mbi parimet dhe mbi atë që quhet e pranueshme dhe e ndershme.
Pas ligjëratës u zhvillua edhe një takim në mes të menaxhmentit të UP-së dhe delegacionit të BE-së të udhëhequr nga Komisioneri Navracsics, pjesë e të cilit ishte edhe Ambasadori z. Zhbogar. Komisioneri Navracsics shprehu mbështetjen e tij të plotë për menaxhmentin aktual të UP-së.