16 Nëntor 2024

KOMF reagon ndaj menaxhmentit të shkollës fillore “Fehmi Agani”

Prishtinë,  4 dhjetor - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF reagon ndaj veprimit të menaxhmentit të shkollës fillore “Fehmi Agani” në Komunën e Gjakovës, për shfrytëzimin e fëmijëve për pritjen e kryetarit të Komunës së Gjakovës me datën 23 tetor 2018.

Krahas shfrytëzimit të fëmijëve, është e papranueshme koha / procesi mësimor i humbur për përgatitje të fëmijëve si dhe presioni të cilit i nënshtrohen fëmijët për një ngjarje të tillë disa ditë me rradhë.

KOMF shpreh shqetësimin që mësimdhënësit në rastet e tilla shihen si përkrahës të individëve apo personave zyrtar dhe anashkalojnë rolin e tyre kyç të mësimdhënësit, në edukimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve i cili do të duhej të ishte primar ndaj çdo roli tjetër.

Ligji për Arsimin Parauniversitar i Republikës së Kosovës ndalon në mënyrë të prerë aktivitetet promovuese jashtë Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës në përfitim ose në dëm të çfarëdo partie politike, gjinie, përkatësie racore a etnike, feje ose pozite sociale nëpër institucionet arsimore dhe aftësuese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)