23 Dhjetor 2024

Kolegjet private rrezikojnë seriozisht cilësinë e arsimit në Kosovë

Prishtinë, 14 shkurt - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka deklaruar se kolegjet private po vazhdojnë të regjistrojnë studentë, përtej numrit të lejuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, duke i dëmtuar këta studentë të cilët nuk do të mund t’i validojnë diplomat e tyre, pranë NARIC Kosova, ashtu që t’u mundësohet të punojnë apo studiojnë jashtë vendit – kjo ishte çështja për të cilën pati pajtim të gjerë në tryezë.

Poashtu gjatë tryezës se organizuar nga ORCA u tha se numri i lartë i diplomave të doktoratës, që vijnë nga institucionet e arsimit të lartë privat të vendeve fqinje janë duke dëmtuar cilësinë e arsimit në Kosovë.

ORCA do të vazhdojë monitorimin e Qendrës Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik – NARIC Kosova, ndërsa përmes QAINT do të ofrohet mbështetje për këtë qendër.

Në tryezën që u mbajt sot, u diskutuan gjetjet e raportit të monitorimit të NARIC Kosova.

Kjo qendër, nga prilli deri në dhjetor të vitit 2019 ka marrë gjithsej 970 vendime, prej tyre janë njohur 964 diploma ndërkohë u është refuzuar njohja 6 prej tyre.

Numri i lëndëve të cilave ende nuk u është dhëna përgjigje është 485, shumica e të cilave vijnë nga institucione private të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Mungesa e një ligji të veçantë, i cili do të rregullonte punën dhe funksionimin e procesit të njohjes së diplomave mbetet problem i madh, meqenëse aktualisht kjo qendër është e rregulluar vetëm me udhëzime administrative.

Mungesa e këtij ligji, ka raste kur po e obligon qendrën NARIC që t’i njoh diplomat për të cilat ka dyshime të bazuara që nuk i plotësojnë kushtet për njohje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)