KMDLNj rikonfirmon mbështetjën për rektorin Zejnullahu
Prishtinë, 17 nëntor - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka vizituar rektorin e Universitetit Hasan Prishtina, Ramadan Zejnullahu për tu informuar për zhvillimet e fundit në këtë Universitet pas kërkesës së ministrit të MASHT-it , Ramë Buja për regjistrimin e mbi 1000 studentëve me automatizëm listën e secilës e kishin dërguar OVL e UCK së në bazë të një Marrëveshje që e kishin nënshkruar me ish rektorine këtij Universiteti, Mujë Rugova .
KMDLNJ-ë, menjëherë pas bërjes publike të kërkesës së OVL e UCK së për regjistrimin e mbi 1000 studentëve me automatizëm pati reaguar duke e kundërshtuar këtë kërkesë që më shumë i ngjante një kërcënimi dhe shantazhi se sa përmbushjën e Memorandumit duke e përkrahuar rektorin Zejnullahu dhe duke e inkurajuar të veprojë në përputhje me ligjin në përgjithësi e në rastin konkret në përputhje me Ligjin mbi Arsimin e Lartë.
Edhe gjatë takimit sot me rektorin e Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, KMDLNj i ka dhënë përkrahje që ti mos nënshtrohet kërcënimeve dhe shantazheve dhe të bëjë përpjekje që në këtë Universitet të vendoset rregulli që nënkupton trajtim dhe mundësi të barabarta për të gjithë studentët , profesorët dhe personelin zyrtar dhe që kriteri përcaktues dhe i vetmi duhet të jetë cilësia si për ata që konkurojnë për një indeks ashtu edha ata që janë të punësuar në këtë Universitet.
KMDLNJ përkujton që këtë vit janë regjistruar 150 studente ne Fakultetin e Mjekësisë ndërsa në listën e OVL të UCK së janë mbi 250 kandidatë që me automatizëm dhe urdhër do ta detyronin rektorin Zejnullhun ti regjistrojë duke i shkelur të gjitha kriteret e konkursit, ato profesionale dhe morale. Kjo vlenë gjithashtu edhe për kandidatët e tjerë që duan të regjistrohen me automatizëm në Fakultetin e Arkitekturës , Edukimit, Psikologjisë dhe Shkencave Politike .
KMDLNJ kërkon të verivikohen listat e propozuara sepse aty ka kandidatë që nuk e meritojnë fare të jenë në këto lista.
KMDLNJ shpreson se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina gjatë marrjës së vendimit do ta ketë parasysh ekskluzivisht standardin profesional dhe cilësinë e kandidatëve të propozuar dhe përmbushjen e kushteve të paraparë me konkurs ndryshe do të bartë përgjegjësinë për legalizimin e diskriminimit gjatë regjistrimit si dhe dhunimin e institucionit të konkursit.
Ka mënyra të tjera të cilat duhet të zbatohen për tu ndihmuar fëmijëve të dëshmorëve me gjendje të rëndë ekonomike por pa e dëmtuar cilësinë e mësimnxënies dhe mësimdhënies.
Nëse veprohet sipas regjistrimit me automatizëm atëherë Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina me fajin e vet po e përjashton këtë institucion të Lartë Arsimor nga Sistemi Programi i Bolonjës!