KMDLNJ e shqetësuar me rezultatet në testin e maturës
Prishtinë, 16 qershor - Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë ka shprehur shqetësimin lidhur me rezultatet e arritura në testin e maturës shtetërore, me çrast vetëm 42 % e maturantëve e kanë kaluar.
Kjo për Këshillin është shumë brengosëse sepse tregon se sistemi i edukimit është në krizë të thellë. Rezultati bëhet edhe më shqetësues kur kemi parasysh rezultatin e kalueshmërisë për shkollat profesionale dhe i cili është vetëm 25.2%, thuhet në reagim.
Këshilli është i mendimit se duhet filluar sa më parë një reformim i thellë i sistemin të arsimit, andaj u bënë thirrje përgjegjësve të arsimit që muajt e pushimeve ti shfrytëzojnë për të reflektuar në këtë fenomen.