Kinë, rekord prej 7 milionë të diplomuarish në 2014-n
Pekin, 5 shkurt - Sipas llogaritjeve të fundit tregohet se numri i të diplomuarve nga universitetet në Kinë do të kalojë 7 milionë këtë vit nga 6.99 milionë që ishte vitin e kaluar.
Autoritet e arsimit theksojnë se një rekord prej 7.27 milionë studentësh do të konkurrojnë në tregun e punës këtë verë.
Nën kushtet e një konkurrence të ashpër, pjesa më e madhe e studentëve kanë nisur me kërkimin e punës gjatë pushimeve të Festës së Pranverës.
Profesori Su Zhiliang nga Universiteti i Shangait.
\"Në vitet e fundit, regjistrimi në universitete është zgjeruar ndjeshëm. Megjithatë, rritja ekonomike në Kinë, edhe pse e qëndrueshme për momentin, është ngadalësuar nga një shpejtësi me dy shifra në afro 8 për qind. Duke marrë shkas nga kjo, problemi i punësimit për të sapodiplomuarit ka hyrë në një fazë të ashpër. Kemi thënë se viti 2013 ishte një vit i vështirë për punësimin, por për mendimin tim, kjo prirje do të vijojë edhe në 2014-n e 2015-n.\"
Shifrat zyrtare për papunësinë vitin e kaluar në Kinë arritën në 4.1 për qind.