25 Dhjetor 2024

Kiflet që s’i hanë nxënësit ua japin të varfërve

Prishtinë, 24 nëntor - Në shkollen fillore \"Dardania\" të Prishtinës, nxënësit, refuzojnë kiflet. Një numër i madh i tyre po mbesin pa u ngrënë. Kompania që vazhdonë shpërndarjen e kifleve në këtë shkollë është kompania Beni Dona. Kjo kompani edhe pse është në dijeni se ka refuzime të kifleve nga ana e nxënësve, ata vazhdoinë të sjellin po atë numër.

Ylli Shala nxënës i shkollës fillore \"Dardania\", tha se ka shumë shokë dhe shoqe të tijë që i refuzojnë kiflet për arsytime të kota.\"Une cdo dite e marre kiflen, por shumica e shokëve dhe shoqëve të klasës time nuk i marrin, sepse nuk ju doken të shishjme.

Ata thonë që kiflet janë të ftofta. Unë nuk kam ndonjë arsyje pse mos me marr kiflen, sepse janë mjaft të mira\" tha Ylli Shala. Infodirekt.tv ka provuar disa herë të merr përgjigjje nga drejtori i shkollës \"Dardania\" Isak Bregaj, por ai nuk ka dashur të flas.

Ndërkohë, Miranda Mullafazliu –Beta, zëdhënëse e komunës së Prishtinës tha për Infodirekt.tv se kanë kontaktuar më drejtoreshën e shkollës \"Dardania\" dhe sipas saj ato kifle që refuzohen nga nxënësit e njejta i jepen njerëzve në nevojë dhe sipas saj kompania shpërndarëse e kifleve nuk ka drejtuar ndonjë ankesë ndaj komunës lidhur me këtë qështje.

\"Komuna e Prishtinës vazhdonë edhe më tutje që t\'i kryej obligimet ndaj kompanisë shpërndarëse të kifleve. Kjo kompani deri me tani nuk ka drejtuar drejt nesh ndonjë ankese . Ne vazhdoim edhe me tutje kontraten që kemi bërë më kompanin Beni Dona dhe nëse do të këtë diqka më konkrete do marrim masa \", tha Mullafazliu –Beqa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)