KFOR-i turk rinovon shkollën fillore në Krushë të Vogël
Prizren, 10 nëntor - Projekti i rinovimit të klasave, bibliotekës dhe kabinetit të informatikës të shkollës fillore Krushë e Vogël është realizuar nga ana e KFOR-it Turk dhe është vënë në shërbim nga sot.
Ne drejtim te nevojave për mësimdhënie dhe mësimnxënie është bërë furnizimi me banka, karriga dhe dollapë për klasat mësimore, biblioteka poashtu është pajisur me rafte, dollapë dhe tavolina pune, kabineti i informatikës është pajisur me 8 kompjuterë, tavolina për kompjuterë dhe 1 projektor.
Poashtu është bërë rinovimi i të gjitha klasave dhe bibliotekës përfshirë sistemet elektrike dhe infrastukturës në përgjithesi, depot te cilat gjendeshin në katin e dytë janë ndarë me panele duke u krijuar kështu kushte më të mira dhe higjienike për fëmijë.
Projekti është financuar plotësisht nga ana e Republikës së Turqisë.
Me këtë projekt KFOR-i Turk e ka përfunduar me sukses edhe proejktin e 40-të në fushën e arsimit ne komunen e Prizrenit. Projektet si këto do të vazhdojnë edhe më tutuje me qëllim të fuqizimit të miqësisë sonë qindra vjeqare.