15 Nëntor 2024

KFOR-i turk përkrahë shkollën “Rexhep Elmazi” në Gjilan

Gjilan, 23 maj –  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Arbër Ismajli, ka pritur sot në takim komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut, kolonelin Cen Sinan Barim, cili është edhe komandant i kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it.

Kryetari Haziri dhe koloneli Barim kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur deri tani, duke u zotuar se ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.

Koloneli Barim, pasi ka përmendur Gjilanin si shembull të bashkëjetesës dhe tolerancës mes komuniteteve, ka njoftuar se së shpejti do ta sjell një donacion me disa kompjuterë për shkollën fillore “Rexhep Elmazi”, të cilat do t’i shërbejnë nxënësve për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit mësimor.

Kryetari Haziri, nga ana e tij, e ka falënderuar kolonelin Barim për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme në aspektin e sigurisë, ndërkaq ka theksuar faktin se ndihet i lumtur që në Gjilan divesiteti kulturor, fetar dhe etnik konsiderohet si vlerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)