26 Dhjetor 2024

Këtë vit do të ndahen bursa për studime jashtë vendit

Prishtinë, 6 maj- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 9-të të Panairit të Edukimit, i cili po mbahet në Prishtinë.

Ministri Bajrami, me këtë rast theksoi se, ky panair është një mundësi e mirë për nxënësit dhe studentët, sa i përket marrjes së informatave rreth ofertave shkollore dhe akademike, në mënyrë që në kohën kur po fillon sezoni i regjistrimeve të zgjedhin shkollën dhe universitetin më të mirë.

“Është një mundësi e mirë për të rinjtë tanë që sot të shohin  shumë universitete ndërkombëtare, shumë universitete publike vendore dhe shkolla për të gjetur rrugën drejt cilësisë.

Ministria e Arsimit është duke zhvilluar projektin e ndërtimit të cilësisë në sferën e arsimit dhe ne këtë vit do të japim një numër të konsiderueshëm të bursave për studime jashtë vendit. Dëshirojmë që këto bursa të shkojnë tek talentët e rinj dhe tek universitetet cilësore evropiane”, theksoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami vlerësoi se organizimi i këtij panairi në fund të vitit shkollor dhe akademik, është një mundësi e mirë që nxënësit dhe studentët tanë të shohin ofertën e shkollave dhe universiteteve.

Qëllimi kryesor i këtij panairi është të kontribuojë në fushën e arsimit me objektiva konkrete në promovimin e mundësive për arsim në degë të shumta, universitete dhe vende të ndryshme, duke përfshirë ciklin e lartë të arsimit të mesëm, atë të studimeve universitare dhe pasuniversitare.

Congress & Event Organization (CEO) si organizator i këtij panairi ka krijuar një bashkëpunim të mirë me të gjitha segmentet relevante të fushës, përfshirë shkollat e mesme, universitetet dhe kolegjet nga vendi, rajoni dhe Evropa në mënyrë që ky Panair të prezantojë oferta të pasura studimore, të cilat u përgjigjen interesave të studentëve kosovarë nga fusha atraktive studimore, si dhe në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)