15 Nëntor 2024

Këtë javë përzgjidhen punimet fituese të përmendoreve

Gjilan, 18 korrik - Komisioni Komunal në Gjilan të premten do ta bëjë përzgjedhjen  e punimeve fituese të shtatores së Idriz Seferit dhe bustet e horonjve, Halim Orana, Hamdi Berisha, Ramiz Cernica, Reshat Ymeri e Muharrem Ibrahimi.

Përgjatë këtyre katër ditëve, qytetarët dhe familjarët e heronjve kanë mundësinë t’i shohin këto punime në zyrën e kryetarit, Lutfi Haziri.

“Deri të premten ne do t’i hapim zyrat për audiencën, qytetarët dhe familjarët që t’i shohin dhe t’i marrim edhe vlerësimet e tyre, në mënyrë që Komisioni t’i finalizoj anën formale të premten dhe të derdhen në bronz, në mënyrë që me 28 nëntor të vendosen në vende meritore. Ne i kemi ndarë mbi 100 mijë euro këtë vit për vendosjen e tyre”, ka thënë kryetari Haziri.

Në këtë mënyrë, Haziri tha se Gjilani po e mbyllë nevojën dhe mirënjohjen për auoritetet që historikisht janë kryengritur për lirinë e shqiptarëve.

Kreu i gjilanasve theksoi me këtë rast se Gjilani është e vetmja komunë e vlerësuar ndërkombëtarisht nga Këshilli i Europës me mirënjohjen “Qytet i Paqes”, sikurse edhe nga presidenti i Republikës së Kosovës me “Medaljen e Lirisë”.

Përndryshe, vitin 2017 kryetari i Gjilanit e ka shpallur vit të Idriz Seferit, përderisa me kërkesën e tij, është dekoruar me urdhërin më të lartë shtetëtor nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)