15 Nëntor 2024

Këshilli Organizativ i UPISC-it njofton për konferencën studentore

Prishtinë, 13 maj - Këto ditë në Prishtinë u mbajt për herë të parë Konferenca Ndërkombëtare Studentore e Universitetit të Prishtinës – UPISC 2016.

Kjo ngjarje konsiderohet historike për UP-në, ngase në 46 vite të historisë së universitetit më të madh në vend, për herë të parë me iniciativën e studentëve u organizua një konferencë e nivelit ndërkombëtar e këtij lloji.

Me përfundimin e suksesshëm të këtij projekti gjigant, anëtarët e Këshillit Organizativ të UPISC-it, të udhëhequr nga kryesuesi i tyre, Besnik Avdiaj, takuan sot në një vizitë zyrtare, drejtorin e Departamentit për Rini në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhevat Bajrami.

Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me njoftimin mbi realizimin e suksesshëm të konferencës, me ç’rast për MKRS-në, drejtorit Bajrami iu dha një mirënjohje nga Këshilli Organizativ dhe UP-ja.

Përveç diskutimeve mbi sfidat dhe arritjet në realizimin e këtij projekti, përfaqësuesit nga UPISC-i dhe drejtori Bajrami, diskutuan edhe mbi mundësitë e bashkëpunimeve të mëtejme.

“Duke parë suksesin e projektit tuaj, ne jemi të bindur se mund të bashkëpunojmë edhe në organizime të tjera në funksion të zhvillimit të rinisë, veçmas studentëve” – u shpreh drejtori i Departamentit të Rinisë, Xhevat Bajrami.

Në anën tjetër, nga ana e Këshillit Organizativ, Besnik Avdiaj iu drejtua me fjalë falënderuese për mbështetjen dhe me pritje të larta për projektet e ardhshme.

“Ne iu jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj të parezervë. Suksesi jonë është edhe i juaji. Besojmë fuqishëm se shumë shpejt do të kemi raste të tjera për të punuar bashkë, jo vetëm në edicionin e ardhshëm të konferencës, por edhe në projekte të tjera që synojnë avancimin e gjeneratave të reja”.

Rinia kosovare gëzon mbështetjen e institucioneve dhe ky është një nga rastet që më së miri e dëshmon një gjë të tillë. Në vijimësi priten projekte dhe suksese të reja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)