15 Nëntor 2024

Këshilli i prindërve uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Prishtinë, 5 shtator - Këshilli i prindërve të Kosovës ka uruar të gjithë nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Kjo ditë shënon edhe një fillim tjetër të ri në marrjen e njohurive dhe dijes për fëmijët të cilët janë e ardhmja e shoqërisë sonë. Urimi im i parë shkon për nxënësit, që për herë të parë sot do të ulen në bankat e shkollës për t’u njohur me mësuesin e parë, me bashkëmoshatarët dhe shokët e klasës”.

Bajram Beqiri, kryetar i Këshillit të prindërve iu bëri thirrje të gjithë prindërve, familjarëve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen sa më parë asaj, ashtu siç kërkoi edhe nga të gjithë mësimdhënësit që të kenë një qasje sa më pozitive dhe një angazhim maksimal në avancimin e vlerave arsimore.

“Dëshiroi që ky vit i ri shkollor të jetë një vit i sukseseve dhe rezultateve dhe shpresoi se do të jetë një vit në të cilin do të dominoi qetësia ,siguria,disiplina dhe një viti mbarë për të gjithë”, tha Beqiri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)