Këshilli i Prindërve të Kosovës i zhgënjyer me rezultatet e PISA-s
Prishtinë, 8 dhjetor - Këshilli i Prindërve të Kosovës është i zhgënjyer me rezultatet e testit ndërkombëtar të vlerësimit PISA, ku Kosova u rendit në tri vendet e fundit të botës.
Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri ka deklaruar se edhe prindërit sikur edhe institucionet shtetërore e komunale kanë pritë shumë më tepër nga ky vlerësim i cili edhe pse në vendin tonë aplikohet për herë të parë rezultati është tepër shqetësues dhe tregon nivelin jo të mirë të arsimit në Kosovë.
\"Nga kjo vërehet se edhe përkundër përpjekjeve që janë bërë për rritjen e nivelit të cilësisë në arsimin e Kosovës ende jemi shumë larg nivelit të dëshiruar\", theksoi Beqiri.
Përgjegjësia për këtë nivel të ulët sipas Këshillit të Prindërve të Kosovës është kolektive, institucionale dhe shtetërore e cila përgjegjësi duhet të nxisë të gjithë të reflektojnë pozitivitet, angazhim, transparencë dhe llogaridhënie.
\"Ky rezultat i dobët që është dalë nga ky testim nuk është dobësi vetëm e nxënësve të cilët iu kan nënshtruar testimit por është rezultat i dobët për vet shtetin e Kosovës andaj Këshilli i Prindërve apelon nga të gjitha organet relevante si; Qeveria e Kosovës,dhe Institucionet tjera të Kosovës që të angazhohen maksimalisht për përmirësimin e nivelit të arsimimit përfshirë këtu në radhë të parë mësimdhënësit, drejtorët e shkollave , drejtorët e DKA-ve, MASHT-in dhe Ministritë tjera, SBASHK-u pa i anashkaluar as edhe të zgjedhurit e popullit dhe prindërit\", ka theksuar Beqiri.
Veq tjerash Këshilli i Prindërve apelon që ky rezultat i vlerësimit PISA mos të përdoret për qëllime të cilat nuk i kontribuojnë situatës nga kushdo qoftë por gjithçka të jetë në kontest të zgjedhjes së problemeve e kurrsesi ky proces të politizohet.
Nëpërmes kësaj komunikate Këshilli i Prindërve të Kosovës u bëjnë apel të gjithë nxënësve që mos të dekurajohen por të angazhohen për mësimnxënje sa më cilësore, me shpresën se testimi i ardhshëm do të na gjej më të përgatitur dhe me rezultate më të larta