15 Nëntor 2024

Këshilli i Prindërve i shqetësuar me paralajmërimin e SBASHKU-t për grevë

Prishtinë, 23 shtator - Këshilli i Prindërve të Kosovës ndjehet i  shqetësuar me paralajmërimin  e SBASHKU-t lidhur mefillimin e grevës së mundshme të mësimdhënësve  të nivelit para universitar të Kosovës të parapara për fillimin e tetorit.

Prindërit janë të vetëdijshëm për rolin që kanë luajt mësimdhënësit në vitet e nëntëdhjeta kur Kosova ishte nën okupimin e egër e ku mësimi u mbajt në kushte e rrethana mjaft të vështira. Normalisht se për këtë pjesë të zhvillimit të Arsimit në Kosovë , mësimdhënësit meritojnë të trajtohen në mënyrë ligjore e pse jo edhe të shpërblehen nëse Shteti i Kosovës ka mundësi buxhetore.

Shpresojmë se edhe Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës e ndanë këtë mendim dhe se në kuadër të kornizave ligjore dhe mundësive buxhetore do ta trajtojnë këtë çështje dhe se mësimdhënësve të viteve nëntëdhjeta do të ju ipet kontributi i merituar.

Të gjithë ne kuptojmë kërkesat e Sindikalistëve të Arsimit dhe gjendjen e rënduar financiare të personelit arsimor.
Por njëkohësisht kërkojmë nga Sindikata e Arsimit që ta shqyrton më me seriozitet  paralajmërimin  për ndërprerje të mësimit pasi që në këtë mënyrë po i shkaktohet barrierë procesit edukativo-arsimor dhe në rend të parë po humbin nxënësit.

Ne, Këshilli i Prindërve të Kosovës , kërkojmë nga ana e Kryesisë së SBASHK-ut që të jetë e matur në veprimet e tyre dhe mos të ndërmarrin  veprime të ngutshme dhe të dëmshme për procesin mësimor dhe të kenë mirëkuptim për nxënësit sepse çdo ndërprerje e mësimit pavarësisht arsyes dhe rrethanave ndikon drejtpërsëdrejti në ngritjen e cilësisë në arsim.
Po ashtu kërkojmë nga MASHT-i dhe Qeveria e Republikës së Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet ligjore ndaj mësimdhënësve dhe Shkollave në përgjithësi.

Nëpërmes  kësaj komunikate ,Këshilli i Prindërve të Kosovës,  u bën apel të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve që ti përkushtohen mësimit dhe rritjes së cilësisë në arsim.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)