Këshilli i Prindërve i brengosur rreth Testit të Maturës
Prishtinë, 11 qershor - Këshilli i Prindërve të Kosovës është i brengosur me ecurinë e organizimit, mbajtjes dhe administrimit të Testit të Maturës në Kosovë.
Kjo për faktin se as këtë vit nuk u arrit të kemi një organizim të mirëfilltë dhe të rregullt dhe korrekt ,përkundrazi parregullsitë vazhdojnë të jenë evidente dhe krijohet përshtypja se Testi i Maturës po cilësohet vetëm si një formalitet që duhet kryer për ta përmbushë obligimin ligjor.
Seriozitetin e i këtij Testi (Jo pak të rëndësishëm)edhe më tepër këtë vit e ka zbehë paralajmërimi i i Drejtuesve të MASHT-it ,për ndryshimin e ligjit i cili parasheh eliminimin e pragut të kalueshmërisë për çka Këshilli i Prindërve kërkon debat më të gjerë dhe maturi dhe profesionalizëm të lartë në mënyrë që ky ligj mos të dëmtoi procesin dhe mos të ndikoi në cilësinë e përgjithshme në arsim përkundër përpjekjeve që po bëhen për rritjen e cilësisë .
Sa i pëket organizimit të fundit dhe paralajmërimit të SBASHK-ut për ndëshkimin e fajtorëve në gjithë këtë situatë, Këshilli i Prindërve mbështetë Këshillin Qendror Shtetëror të Maturës në paralajmërimin e ushtrimit të ndëshkimeve për aktorët kryesor të cilët lejuan që një gjë e tillë të ndodhë , por është kundër paralajmërimit për ndëshkimin e nxënësve në tër këtë proces sepse në këtë rast fai kryesor bie mbi Organizatorët dhe Administratorët .
Këshilli i Prindërve mendon se të gjithë ata nxënës të cilët janë zënë se kanë manipuluar me testet të ju anulohet testi i qershorit dhe të njëjtit të i nënshtrohen testit në afatin e radhës i cili parashihet të mbahet në muajin gusht e kurrësesi kjo ndalesë të bëhet për një vit siç kanë paralajmëruar KQSHM-ja.
Po ashtu nëpërmes kësaj komunikate ftoi të gjithë prindërit që çështjen e Testit të Maturës ta marrin më seriozisht dhe të punojnë më tepër me fëmijët e tyre në mënyrë që nga ky test me të vërtetë të kuptojnë përgatitjen e fëmijëve të tyre e jo ta gënjejmë vetveten.