Këshilli i Nxënësve të Kosovës mban marrsh për cilësin në arsim
Prishtinë, 19 prill - Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) do të organizon sot një marrsh me moto "S'po shkohet n'shkollë" e cila mbahet si thirrje për cilësi në arsim.
Njëri nga përfaqësuesit e KNK-së Elion Ademin ka thënë së ky marrsh vjen pas shumë problemeve që kanë evidentuar në sistemin arsimor si: cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezente me të cilat përballen nxënësit e shkollave të Kosovës.
“Këshilli i Nxënësve të Kosovës duke marr parasysh rezultatin e raportit të hulumtimit të marr nga të gjitha shkollat e mesme të Kosovës rezultatet nga ky hulumtim kanë qenë për të ardhur keq nga cilësia e arsimit që ne kemi në vendin tonë”, ka thënë Ademi për.
Të dhënat e KNK’së nga ky hulumtim kanë shpërfaqur shifra shqetësuese në lidhje me dukuritë negative që ndodhin në shkollat tona.
34,4% e nxënësve, sipas këtij hulumtimi, kanë raportuar që në shkollën e tyre ka mësimdhënës që ngacmojnë seksualisht nxënësit, ndërsa 27,9% kanë thënë se në shkollat ku ata vijojnë mësimin ka mësimdhënës që i godasin nxënësit.
Marshi i nxënësve, që për qëllim ka kthimin e vëmendjes te arsimi, pritet të mbahet në 29 komuna të Kosovës, por me orare të ndryshme.