Këshilli i Nxënësve të Kosovës mban kuvendin zgjedhor
Prishtinë, 13 dhjetor - Këshilli Rinor Kosovar (KYC) organizon sot Kuvendin e XVII-të zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës për të përcjellur zgjedhjet e Këshillit të Nxënësve në nivel vendi.
Këshilli Rinor Kosovar është organizatë jo-qeveritare që vepron në tërë territorin e Kosovës, nën ombrellën e së cilës që nga viti 2005 funksionon Këshilli i Nxënësve të Kosovës e cila është një strukturë nacionale që përfaqëson zërin e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme, në mënyrë që të i mbroj interesat e tyre dhe të bashkëpunoj me zyrtarët e shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit për të ngritur cilësinë e arsimit në vend.