Këshilli Drejtues i UP-së do të jetë me dy ndërkombëtarë
Prishtinë, 27 shkurt - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë do të funksionalizojë Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, deri ditën e premte.
Sipas burimeve të gazetës \"Tribuna\", Binistri i Arsimit Ramë Buja do të emërojë dy ndërkombëtarë dhe dy vendorë si anëtarë të Këshillit Drejtues.
Ndërsa po lakohet emri profesorit të Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë, Ibrahim Behluli, si ushtrues detyre i postit të rektorit të Universitetit të prishtinës \"Hasan Prishtina\".
“Pas votimit të anëtarëve të Senatit për ish-anëtarët e Këshillit Drejtues, që të vazhdojnë punën edhe më tutje si anëtarë të KD-së, shumë shpejt pritet që Këshilli të plotësohet edhe me katër anëtarë të tjerë, të cilët emërohen nga Ministria e Arsimit. Nga këta katër anëtarë, dy do të jenë vendorë dhe dy ndërkombëtarë, dhe kështu do të funksionalizohet këshilli, i cili do të kryejë punën e vet, deri në zgjedhjet e ardhshme në Universitetin e Prishtinës”, thonë burime të gazetës.
Profesori i Anatomisë Ibrahim Behluli, nuk është prononcuar në lidhje me vendimin e mundshëm që mund ta bëjë atë ushtrues detyre të rektorit të UP-së.
/Tribuna/