23 Dhjetor 2024

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës i shqetësuar me zhvillimet në UP

Prishtinë, 7 shkurt - Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës është tejet i shqetësuar me zhvillimet në Universitetin e Prishtinës dhe me implikimet e thella politike, në këto zhvillime, që për fat të keq sot kanë eskaluar edhe në akte të dhunshme. 
"E njoftojmë opinionin publik, studentët, Institucionet e Republikës së Kosovës dhe Parlamentin, se Këshilli Drejtues ka filluar procedurën e adresimit të përgjegjësisë për të gjithë stafin e UP-së, duke filluar nga rektori dhe deri në të fundit në listë, dhe ju sigurojmë se jemi të vendosur për të marrë  masa në përputhje me ligjin dhe Statutin ndaj të gjithë atyre që kanë përgjegjësi morale apo ligjore për situatën e krijuar", thuhet në komunikatë.
 
Konsiderojmë se në një situatë të tillë, rekomandimi i një pjese të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për dorëheqjen e Këshillit Drejtues të UP-së, është i kundërligjshëm dhe ndërhyrje flagrante në autonominë e Universitetit. Për më tepër kjo masë e propozuar nuk e ndihmon zgjidhjen e problemit dhe druajmë se krijon hapësirë për një anarki totale.
 
Kërkojmë nga studentët protestues, nga opinioni publik dhe nga institucionet e Republikës së Kosovës, që t’na japin kohën e domosdoshme që Këshilli Drejtues ta kryej punën e vetë dhe në përputhje me kompetencat qe ka, të ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre që janë përgjegjës për situatën e krijuar, duke filluar nga Rektori Ibrahim Gashi. 
 
KD vlerëson se situata e krijuar është e papranueshme dhe na pamundëson që t’i kryejmë detyrat dhe premtimet që i kemi dhënë!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)