23 Dhjetor 2024

Këshilli Britanik nënshkruan marrëveshje strategjike me UP

Prishtinë, 1 gusht - Sot në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës do të nënshkruhet marrëveshja strategjike e bashkëpunimit mes Universitetit të Prishtinës dhe Këshillit Britanik, që do të shënojë vazhdimin e bashkëpunimit shumëvjeçar në mes të këtyre dy institucioneve.

Kjo marrëveshje strategjike do të shënojë zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit në këto fusha kyçe: Zhvillimi i Aftësive Profesionale dhe Shkollimi Profesional, Realizimi i bashkëpunimeve/lidhjeve me Universitetet Britanike, Ofrimi i testeve të ndryshme profesionale në gjuhën angleze dhe Ofrimi i mundësive të reja dhe përmirësimi i perspektivës së studentëve kosovarë nëpërmjet të shërbime më të mira

Marrëveshja nënshkruhet nga Rektori i Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi, Ambasadori I Mbretërisë se Bashkuar z. Ian Cliff dhe Drejtoresha e Këshillit Britanik Arjeta Emra.

Të gjithë përfaqësuesit e mediave janë të mirëseardhur në këtë konferencë për shtyp për të mësuar më shumë detaje rreth këtyre zhvillimeve të rëndësishme në sektorin e edukimit të vendit tonë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)