22 Dhjetor 2024

Kërkohet një model ndryshe i Maturës Shtetërore 2012

Prishtinë, 9 shkurt - Komisioni Qendror Shtetërorë i Maturës (KQShM) dhe Divizioni për standarde dhe vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  (MAShT) kanë organizuar debat me nxënës, mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave të mesme të gjimnazeve dhe Arsimit profesional të Kosovës për të diskutuar rreth modelit, formave të reja të organizimit dhe vlerësimit të Maturës Shtetërore 2012.

Debati fillimisht është zhvilluar me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA) pastaj më këtë proces janë ftuar dhe kanë marrë pjesë edhe drejtorët e shkollave dhe nga një nxënës si përfaqësues nga të gjitha shkollat e Kosovës.

Zëvendësministri i Arsimit njëherësh Kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa, tha se modeli i ri i Maturës Shtetërore është bazuar në rekomandimet që dolen nga Konferenca ndërkombëtare e mbajtur në fund të vitit të kaluar për një vizion ndryshe të Maturës 2015, në të cilën morën pjesë ekspertë nga vende të ndryshme të vendeve evropiane dhe të rajonit, por edhe nga përvojat më të mira nga e kaluara.

“ Synimi është që të bëjmë një test, i cili do të ofrojë mundësi për vlerësim real të dijes dhe krahas kësaj provimin ta organizojmë dhe administrojmë sa më mirë të jetë e mundshme, që rezultatet nxjerra të jenë të besueshme dhe të vlefshme me rastin e regjistrimit në fakultet”, tha z Mustafa.

Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Standarde dhe Vlerësim në MAShT, ka prezantuar modelin e ri të testit për të cilin fjalën e vet do ta thotë edhe ministri i Arsimit, Ramë Buja, dhe Komisioni Parlamentar për Arsim .

Pjesëmarrësit në debat dhanë vërejtjet e tyre, por në përgjithësi e vlerësuan pozitivisht modelin, qasjen e re ndaj provimit të maturës.

Sipas modelit të ri i cili është hartuar dhe propozuar nga KQShM dhe MAShT , provimi i maturës do të organizohet në dy ditë.

Ditën e parë nxënësit do të testohen në Lëndët e Përgjithshme dhe të gjithë pajisen me Diplomë Pjekurie nëse e arrijnë pragun e kalueshmërisë.

Ndërsa, ditën e dytë Lëndët e Profilit do të testohen nxënësit, të cilët fitojnë më shumë poena se parashihet me pragun e kalueshmërisë në ditën e parë dhe do të pajisen me Diplomën e Maturës. Me këtë fitojnë edhe të drejtën shkollimit të lartë.

Z. Mustafa ka falënderuar Drejtorët Komunalë të Arsimit , nxënësit (nga një përfaqësues i të gjitha shkollave të mesme), drejtoret e shkollave dhe arsimtarët, të cilët dhanë kontributin e tyre të çmuar në këtë debat disa ditësh.

Gjithashtu, pjesëmarrësit në debat nxënës dhe drejtorë shkollash falënderuan MAShT-in dhe KQShM-në për këtë formë debati, ku u është dhënë mundësia për të shprehur edhe ata pikëpamjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me këtë proces.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)