Kërkohet ngritja e njohurive të nxënësve për sigurinë në rrugë
Prishtinë, 10 tetor - Drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe ata të Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli, kanë vlerësuar se çështja e ngritjes së njohurive të nxënësve rreth shenjave të komuniacionit, do të duhej shtuar në përmbajtje kurrikulare.
Në konferencën Nxënësit dhe siguria e tyre në rrugë, organizuar nga Forumi për Siguri në Rrugë, në bashkëpunim me MAShT-in dhe Kolegjin Tempulli janë shpalosur rezultate të hulumtimit të zhvilluar në 40 Shkolla Fillore dhe të Mesme të Ulëta në Kosovë, ku është vërejtur një gjendje jo e mirë e përvetësimit të njohurive teorike dhe e zhvillimit të mësimit praktik sa u përket rregullave dhe sjelljes në rrugë.
Këshilltari i ministrit Buja, Ragip Gjoshi, ka thënë se siguria në rrugë është jo vetëm projekt, por edhe synim strategjik i Ministrisë së Arsimit, që është projektuar në të gjitha dokumentet strategjike.
Këshilltari Gjoshi theksoi se ky aktivitet ka nxjerrë në spikamë faktin se duhet shtuar në përmbajtje kurrikulare lëndë mësimore, të cilat ofrojnë informacione rreth shenjave të komunikacionit.
Sipas Gjoshit, nga konferenca e sotme dalin detyra të reja për të gjitha institucionet e përfshira në çështjen e sigurisë së fëmijëve në rrugë. Ministria e Infrasrukturës do të duhej të shtonte kujdesin për shenjëzimin vertikal dhe horizontal në rrugë dhe pajisjen me shenja të trafikut, si faktorë të rëndësishëm në parandalimin e aksidenteve. Pastaj, Ministria e Punëve të Brendshme do të duhej të shtonte kontrollin dhe gjobitjen e shkelësve të rregullave të trafikut, ndërsa MAShT do të bëj më shumë në edukimin e nxënësve në çështjen e zbatimit të rregullave të komunikacionit.
Ndërkaq, drejtori i Kolegjit Tepulli, Muhamed Krasniqi theksoi se vetë titulli i konferencës Nxënësit dhe siguria e tyre në rrugë bënë të qartë se hulumtimi ka në fokus çështjen e lëvizjes dhe sjelles së fëmijëve kur ata janë në rrugë gjatë shkuarjes dhe kthimit nga shkolla.
Sipas Krasniqit, përmes këtij hulumtimi është bërë vlerësimi i njohurive të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, në njohjen e shenjave të komunikacionit.
Ndryshe, nxënësve të përfshirë në këtë aktivitet u janë shpërndarë tabela me shenja të komunikacionit, ku ekspertë të komunikacionit kanë përpiluar teste varësisht nga mosha e tyre. Në këtë aktivitet janë përfshirë mbi 2210 nxënës nga mbarë vendi.
Me qëllim të mbarëvatjes së aktiviteteve në shkolla, nxënësit janë ndarë në tri grupe, grupi i parë klasat 1-3, grupi i dytë klasat 4-6 dhe grupi i tretë klasat 7-9. Me qëllim të shtrirjes së projektit në tërë vendin, në secilën komunë është përzgjedhur së paku nga një shkollë.
Projekti ka filluar së zbatuari në mars të këtij viti dhe synon të vazhdojë edhe më tej, me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të shkollave në këtë projek