15 Nëntor 2024

Kërkohet me shumë angazhim nga koordinatorët e cilësisë në shkolla

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z Arsim Bajrami, takoi Koordinatorët për Sigurimin e Cilësisë në Shkolla të komunave Prishtinë, Podujevë, Lipjan dhe Drenas, të cilët këto ditë po mbajnë një trajnim për këtë çështje.

Me këtë rast Ministri Bajrami, i`u ka ofruar mbështetje të plotë koordinatorëve në punën e tyre, njëherësh kërkoi që ata të jenë të angazhuar dhe të përgjegjshëm në përmbushjen e misionit të tyre, si një mekanizëm shumë i rëndësishëm për sigurimin e cilësisë në shkolla dhe tha se koordinatorët për sigurim të cilësisë do të doja të jenë mësimdhënësit më të mirë që ka shkolla, mësimdhënës të karrierës, që e duan arsimin, të cilët do të jenë partner i fuqishëm i komunës, ministrisë, i prindërve dhe shoqërisë për të përmirësuar cilësinë.

Ministri Bajrami duke folur për rezultatin e vlerësimit të PISA 2015, tha se kemi nxënës shumë të mirë, inteligjent dhe se ata munden më shumë, por ju koordinator të nderuar duhet të jeni shumë më kërkues ndaj drejtorëve të shkollave, drejtorëve të drejtorive komunale, ndaj inspektorëve të MASHT- it dhe faktorëve tjerë që të ndërtojmë një sistem funksional të ndërtimit të cilësisë.

Në këtë kontekst, ministri Bajrami theksoi se vitin e kaluar është miratuar Strategjia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Prauniversitar 2016 /20, por tha se ky nuk nuk do të mbetet veç në letër, andaj “ju ftoi që të jeni të pakompromis në sigurimin e cilësisë në raport me kolegët dhe drejtorët aty ku punoni”, theksoi ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami, kërkoi nga koordinatorët që të inkurajojnë mësimdhënësit, që të përmirësojnë performancën, të jenë më të angazhuar dhe cilësor në mësimdhënie, ndërsa MASHT do të vlerësojë punën tuaj dhe do të gjejmë edhe forma stimulative për punën tuaj dhe të mësimdhënësve të dalluar. Do të kërkojmë që edhe drejtorët komunal ët arsimit, të jenë më bashkëpunues me ju dhe faktorët tjerë të interesuar për arsim cilësorë. 

“Krijimi i një Arsimi cilësor, është interes familjarë, interes shoqërorë e shtetërorë dhe se të gjithë do të punojmë që kjo gjendje, pas vlerësimit të PISA –s, të jetë një vetëdijesim kombëtarë e jo një defetizëm”, tha në fund ministri Bajrami.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)