26 Dhjetor 2024

Kërkohet ligj i veçantë për arsimin parauniversitar

Prishtinë, 3 qershor - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, në mbledhjen e sotme  të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit,  diskutoi lidhur me kolizionin e ligjeve që rregullojnë marrëdhënien e punës në fushën e arsimit.

Gjatë debatit morën pjesë edhe ministrat e ministrive përkatëse, përkatësisht, ministri i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, si dhe  ai i Ministrisë së Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar. 

Ministri i MASHT-it, Bajrami, vlerësoi se çështja, e cila më së shumti krijon  probleme në shkolla, veçanërisht në arsimin parauniversitar, është statusi që u jepë punonjësve të arsimit Ligji për shërbyesit civilë.

Ky ligj, tha ai, ka vendosur një ndryshim rrënjësor sa u përket punëtorëve të arsimit, duke i larguar ata nga skema e shërbyesve civilë.  Sipas tij, kjo gjendje e krijuar më së miri do të rregullohej me një ligj të veçantë për punonjësit në arsimin parauniversitar.

Ai  më tej u shpreh: ”Deri në amendamentimin e këtij ligji, Ministria do të sjellë një Udhëzim Administrativ”. Pas kësaj, ai bëri thirrje për një bashkëpunim edhe më të ngushtë në mes të të gjitha institucioneve relevante të kësaj fushe. Duke iu referuar rëndësisë për ligj të veçantë, ministri Bajrami, po ashtu vuri në spikamë nevojën e depolitizimit të udhëheqsve të shkollave.

Ministri i MAP-it, Yagcilar, ndërkaq, elaboroi ligjet që rregullojnë këtë fushë. Ai vlerësoi se shumë nga kompetencat, të cilat ligji aktualisht ia njeh Ministrisë që ai udhëheqë, duhet të kalojnë në MASHT.

Ai u angazhua për një bashkëpunim edhe më të ngushtë në mes të ministrive dhe drejtorive komunale të arsimit.

Anëtarët e komisionit, nga ana e tyre,  ngritën edhe çështje të tjera dhe shtruan pyetje për ministrat, ndërkaq, vlerësuan domosdoshmërinë e harmonizimit të ligjeve që rregullojnë fushën e arsimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)