15 Nëntor 2024

Kërkohet krijimi i një data-baze për të gjithë intelektualët e diasporës

Tiranë, 20 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami mori pjesë në Samitin e parë Diaspora Shqiptare me moton Të pa ndarë për Shqipërinë, i cili po mbahet në Tiranë.

Në këtë Samit po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore te Kosovës dhe Shqipërisë si dhe rreth 2000 mërgimtarë tanë nga të gjitha vendet e botës ndërsa po diskutohet në panele të ndara për çështje të; arsimit, zhvillimit ekonomik,turizmit,  diplomacisë  dhe sektorë tjerë.

Ministri Bajrami së bashku me Ministren e Arsimit të Shqipërisë znj. Lindita Nikolla ishin bashkë panelist në seancën për edukimin ku u fol për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, sfidat dhe mundësitë,  i cili zgjoi interesim tek të pranishmit, shumica e të cilëve qenë intelektual të profileve të ndryshme, mësimdhënës në diasporë, arbëresh dhe mërgimtarë  tjerë.

Ministri Bajrami me këtë rast ka përgëzuar të gjithë mësimdhënësit e angazhuar në procesin e mësimdhënies në diasporë të cilët siç tha ai po bëjnë një punë të shkëlqyeshme për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe dhe të identitetit kombëtar.

Ndërsa shtoi se ky Samit historik, është një mundësi e mirë  për të gjithë  që të bashkëbisedojmë  për së afërmi për sfidat që kemi dhe mundësitë për tejkalimin e tyre duke shfrytëzuar kapacitetet që kemi.

Në vazhdim, ministri Bajrami theksoi rëndësinë e Kurrikulës së përbashkët dhe Abetares si dhe Draftin e final të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për organizimin e përbashkët të mësimit të Gjuhës Shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë , si një hap i rëndësishëm  integrues gjithëkombëtarë.

Ndërkaq vlerësoi  bashkëpunimin e frytshëm në mes institucioneve më të larta të arsimit, të Kosovës dhe Shqipërisë dhe Ministrisë për Diasporë të Kosovës  në funksion të mbështetjes së mësimit plotësues , bashkërenditjen  në aktivitete  të ndryshme për t`mbajtur gjallë dhe gjuhën dhe traditën tonë kudo që jetojnë bashkë atdhetarët tanë.

Ky angazhim i përbashkët ndërinstitucional  gjithsesi  do të ndikojë edhe në sensibilizimin  e prindërve për dërgimin e fëmijëve në mësimin plotësues,  por do të reflektohet edhe ngritjen e cilësisë në mësimdhënie theksoi ministri Bajrami.

Në këtë Samit, u theksua nevoja e krijimit te ne data-baze për të gjithë intelektualët, punonjësit shkencor që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, gjë që siç u tha, do të krijonte mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë, por edhe te mbështetjes të të rinjve tanë që eventualisht  vazhdojnë studimet jashtë vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)