Kërkohet hapja e çerdheve
Prishtinë, 20 shtator - Sot u mbajt takim në zyre të Sindikatës të Sektorit Privatë të Kosovës, në mes të kryetarit te sindikatës Jusuf Azemi dhe përfaqësuesve të Asociacionit te Institucioneve Private Parashkollore.
Përfaqësueset e AIPP kërkuan nga kryetari sindikatës mbështetje e plotë për reagim të menjëhershëm për hapjen e çerdheve /kopshteve private.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës dhe Asociacioni i Institucioneve Private Parashkollore, brenda dy ditësh do të dalin me një komunikatë të përbashkët drejtuar Qeverisë së Kosovës, për kërkesat e tyre konkrete.