14 Nëntor 2024

Kërkohen sqarime për dërgimin e teksteve shkollore për nxënësit në Preshevë

Prishtinë, 4 mars - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i kryesuar nga kryetari Nait Hasani, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtua raporti me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Kryetari i komisionit hapi diskutimin, duke shprehur shqetësimin e tij rreth ngjarjes që ka ndodhur me librat shkollorë që ishin të dedikuar për shqiptarët në Serbi (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), të cilat mbetën me muaj në Terminalin Doganor, duke kërkuar në emër të këtij komisioni, nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sqarime rreth procedurës së dërgimit të librave.

Ndërkaq, lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, u paraqitën rekomandimet dhe vërejtjet, të nxjerrja nga vizitat nëpër shkolla, ndër të cilat ishin: botimi i akteve nënligjore në gazetën zyrtare, për qasje me të lehtë, keq menaxhimi i furnizimit të shkollave më tekstet shkollore, ku u kërkua ndryshimi i udhëzimit administrativ (nga Ministria përkatëse u kërkua një raport dhe plan veprimi për evitimin e këtij problemi), nxjerrja e një udhëzimi administrativ për kodin e sjelljes nëpër shkolla fillore, masa për shkollimin nëpër qendrat korrektuese, ndryshimi i Ligjit për shërbimin civil për mësimdhënësit e paaftë për punë, si dhe ndryshimi i formulës së financimit të shkollave.

Ndër të tjera, u potencua edhe mungesa e një komisioni të pavarur për kontrollimin e teksteve shkollore për minoritetin serb, për të vlerësuar nëse janë në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Komisioni në fund mori vendim që ky raport dhe rekomandimet e nxjerrja, të diskutohen me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në njërën nga mbledhjet e ardhshme.

Sa i përket Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, pas paraqitjes së disa vërejtjeve, komisioni mori vendim që të shtyjë këtë diskutim për njërën nga mbledhjet e ardhshme, duke iu kërkuar përfaqësuesve të AMPEK-ut që të vijnë me pika më konkrete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)