21 Dhjetor 2024

Kërkesa për kontratat e punës për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe është diskriminuese

Prishtinë, 21 maj - Avokati i Popullit, në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive  ligjore, publikoi Raportin me rekomandime Ex officio  nr. 597/2020  në lidhje me ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ (MASHT) Nr.19/2016 për Përfshirjen e Fëmijëve në Institucione Parashkollore në Kosovë.

Pas analizimit  të legjislacionit përkatës në fuqi dhe rrethanave të rastit vlerëson se Udhëzimi Administrativ Nr. 19/ 2016 (MASHT) për Përfshirjen e Fëmijëve në Institucione Parashkollore në Kosovë nuk është i qartë, konciz dhe se normat përkatëse të tij janë kundërthënëse, nuk kanë konsistencë si dhe nuk janë në pajtim me parimet bazë dhe autorizimet që dalin nga Ligji për Edukimin Parashkollor dhe me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, siç janë: barazia, gjithë përfshirja dhe zhvillimi i gjithanshëm i personalitetit të fëmijëve.

Avokati i Popullit vërejti se kërkesa për kontratën e punësimit tÑ‘ prindërve, e vendosur nga disa komuna gjatë publikimit tÑ‘ konkurseve për pranim në institucione parashkollore, si dhe vërejtja e tyre se aplikimet pa këto dokumente nuk do tÑ‘ shqyrtohen është në kundërshtim më Udhëzimin Administrativ Nr. 19/ 2016.

Për më shumë sipas Avokatit ky kriter nuk është në pajtim me parimin e ligjshmërisë dhe të sigurisë juridike.

Avokati i Popullit konstaton se kërkesa për prindërit që të paraqesin kontratat e punës për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore është diskriminuese dhe trajtim i pabarabartë para ligjit.

UdhÑ‘zimi në fjalë nuk ofron siguri juridike, alternativa tÑ‘ qarta dhe tÑ‘ përballueshme pÑ‘r fëmijët me dëmtime tÑ‘ rënda, nÑ‘ mënyrë qÑ‘ ata t’i gëzojnë tÑ‘ njëjtat tÑ‘ drejta si tÑ‘ gjithë fëmijët e tjerë, më specifikisht tÑ‘ drejtën e fÑ‘mijÑ‘ve pÑ‘r arsim, për mos diskriminim dhe për interesin mÑ‘ tÑ‘ mirÑ‘ tÑ‘ tyre.

Avokati i Popullit gjithashtu vërejti se vendosja e këtij  prioriteti nga disa komuna ka ardhur nga mungesa e kapaciteteve dhe e burimeve pÑ‘r ta akomoduar numrin e madh tÑ‘ aplikimeve me gjithë vullnetin e tyre pÑ‘r t’i pÑ‘rfshirÑ‘ tÑ‘ gjithÑ‘ fÑ‘mijÑ‘t pa dallim.

Ky Raport me rekomandime është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)