15 Nëntor 2024

KEDS pajisë me kompjuterë shkolla anekënd Kosovës

Prishtinë, 20 dhjetor - Dhjetëra kompjuterë kanë plotësuar laboratorë në 6 shkolla në pjesë të ndryshme të Kosovës. Nga ky donacion i KEDS-it do të përfitojnë mijëra nxënës.

Një klasë e mbushur plot diell perëndimor në shkollën “Ukshin Miftari”, në Skivjan të Gjakovës dukej të hënën ndryshe nga të tjerat. Aty, në vend të bankave shkollore, ishin tavolinat me karrige që akomodonin kompjuterët për nevoja të nxënësve, donacion nga KEDS-i.

Përurimi i saj, i bërë me 19 dhjetor, ishte plotësim i një cope mozaiku të një shkolle mjaft moderne, e gjendur në kilometrat e parë të magjistrales Gjakovë- Pejë.

Një ditë si ajo, gjithnjë fillon hareshëm, me valle.

Pas saj, i vjen rendi dijes, të cilën e has që në korridor të shkollës, ku janë të vendosura fotot e mendjeve më të mbrehta të kombit tonë. Tutje, në kat të dytë, është krijuar mundësia për avancim të dijeve moderne.

KEDS, pos me donacion, ishte i pranishëm me parinë e vet edhe gjatë përurimit.

“Ne, që nga themelimi i kompanisë i kemi dhënë rëndësi të madhe edukimit të te rinjve. Po jetojmë ne epokën digjitale dhe kemi vendosur që këtyre të rinjve t’ua ofrojmë këtë sistem. Kjo është vitale për nxënësit dhe do te jemi të kënaqur që të ndikojë për një të ardhme të lumtur për secilin”, tha drejtori i përgjithshëm i KEDS-it, George Karagutoff.

“Do t’i sjellim edhe 10 kompjuterë shtesë dhe do ta lidhim që të gjithë me internet”, shton Drejtori Ekzekutiv i Furnizimit në KESCO, Alper Erbas.

Ndërsa, drejtori i shkollës fillore “Ukshin Miftari”, Islam Miftari, falënderoi KEDS-in për investimin që kanë bërë në shkollën që ai drejton, duke thënë se për të pasur rezultate të mira nxënësit e kësaj shkolle është shumë e nevojshme ta kenë teknologjinë që e kanë sot falë KEDS-it.

Kjo ka gëzuar shumë nxënësin e apasionuar pas teknologjisë informative, Bajram Rragamin.

“Sa mirë që na kanë pru këta kompjuterë”, ishin fjalët e para kur i pa ato pajisje. “Teknologjia është faktori kryesor i përparimit dhe shkollimit. Me një fjalë, tash do ta kemi shumë më të lehtë ti avancojmë dijet tona”, shton ai.

Më pas i vjen rendi shkollës tjetër, asaj “Rilindja” në Dobrigjë. E gjendur në një nga zonat më të izoluara të Gjakovës, shkolla me 80 nxënës nga 4 fshatra është e mobilizuar për edukim të fëmijëve, por nuk e kanë aspak të lehtë.

Pos dijes, aty është e kultivuar në shkallë të lartë edhe mikpritja, të cilën e kishin rezervuar për drejtuesit e KEDS-it nxënësit, qysh në oborr të shkollës.

Mikpritja vazhdon brenda, nga drejtoresha, stafi i shkollës e deri tek ish punëtori i vrarë gjatë luftës, që shprehë mirëpritjen e përjetësuar në foton që gjendet në pjesën e sipërme të murit në sallën modeste të arsimtarëve.

Shkolla, ndër më të vjetrat në vend, nuk është në gjendje optimale, përderisa përurimi i sallës së kompjuterëve e plotëson atë. Shkolla njëkatëshe e ndërtuar para afro një shekulli, e djegur gjatë luftës së fundit, është ringritur në themele të njëjta.

“Ne nuk dëshirojmë të japim donacione vetëm në qytete. Jemi shumë të lumtur që po i ndihmojmë fëmijët të zhvillohen në rrugën e tyre të edukimit. Shpresoj që nxënësit të mësojnë dhe të kënaqen”, theksoi Karagutoff. 

Kjo ka lehtësuar dukshëm drejtoreshën e kësaj shkolle, Fakete Shabanin. “Ky është një donacion i qëlluar. Cilësia do të rritet, pasi avancimi teknologjik e bën të veten. Falënderoj KEDS-in për këtë”, tha Shabani.

Pos këtyre shkollave të Gjakovës, KEDS ka pajisur me kompjuterë edhe 4 shkolla tjera, anekënd territorit të vendit. Bëhet fjalë për kompjuterë të përdorur, por në gjendje shumë të mirë pune, pasi KEDS i ka riparuar dhe kompletuar që të jenë sa më të përdorshëm dhe t’i plotësojnë të gjitha nevojat për nxënësit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)