KEDS hapi dy biblioteka për nxënësit e Morinës dhe Reznikut
Prishtinë, 1 qershor - Këto dy shkolla tashmë kanë në këndet e tyre të leximit të ndërtuara po nga KEDS-i, mbi 1000 libra të grumbulluara nga aksioni vullnetar i punëtorëve të kompanisë.
Nxënësit e shkollave të Morinës së Skënderajt dhe Reznikut të Vushtrrisë e kanë festuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në mënyrën më të mirë të mundshme.
Këngës e valles me 1 Qershor i janë shtuar edhe bibliotekat me kënde të leximit që kanë qindra libra në raftet e tyre, dhuratë nga KEDS-i dhe punëtorët e kompanisë, të cilët në mënyrë vullnetare kanë grumbulluar mbi 1000 libra.
Përurimin e tyre në e ka bërë Drejtori i Shërbimeve të KEDS-it, Zafer Yilmaz.
Ky projekt është për shkrimtarët e ardhshëm, dhe e ardhmja është këtu, me punëtoret e KEDS së bashku, ideja ka qenë të bëjmë diçka, vetëm nga një punëtor i joni kemi mbledhur 600 libra\", tha Yilmaz.
Ai ka falënderuar të gjithë punëtorët e KEDS-it dhe KESCO-s që në një kohë shumë të shkurtër kanë arritur të grumbullojnë më shumë se 1 mijë libra për shkollat. Ju lutem pranoni këtë dhuratë nga vëllezërit dhe motrat tuaja. Ju jeni e ardhmja e Kosovës, ka thënë Yilmaz.
Drejtori i shkollës fillore \"Drenica\" të Morinës, Gëzim Gashi, ka falënderuar KEDS- in dhe gjithë punëtorët e saj për këtë bibliotekë. Ai tha se tani e tutje nxënësit e kësaj shkolle do të kenë librat në shkollë dhe nuk do të detyrohen ti blejnë ato.
\"Shkolla jonë fatkeqësisht asnjëherë nuk ka pasur bibliotekë, një mungesë e madhe për nxënësit dhe mësimdhënësit dhe në mungesa të librave u detyruan ti blejnë ato, mirëpo falë ndihmës së KEDS-it tani e tutje nuk do e ndjejnë mungesën e librit. Këtë bibliotekë do ta gëzojnë tani e tutje afër 540 nxënës\", tha drejtori i shkollës.
Ndërsa, drejtori i shkollës fillore të Reznikut, Faruk Selimi, ka falënderuar KEDS-in për hapjen e kësaj biblioteke në shkollën e tyre, dhe ka ndarë mirënjohje për drejtorin e Shërbimeve të KEDS-it.
\"Ju falënderoj për kontributin e dhënë për shkollën Reznik për hapjen e bibliotekës si dhe për titujt e librave shkollorë. Jam i nderuar që sot po bëjmë hapjen e bibliotekës, ku 1 Qershori është edhe një ditë e veçantë e abetares, ku nxënësit tanë kanë përmbyllur një kapitull të rëndësishëm, dhe hapja e bibliotekës korrespondon po me datë ku nxënësit kanë mundësi të vazhdojnë rrugën e diturisë\", tha Selimi.
Ky nuk është aktiviteti i vetëm që KEDS dhe punëtorët kanë bërë për shkollat. Javë më parë ishte lyer shkolla fillore Fan Noli e Kamenicës, që ishte në gjendje shumë të rëndë, përderisa më herët janë formuar dhe kompletuar po nga KEDS-i 7 laboratorë të informatikës në 7 shkolla anekënd Kosovës.