23 Dhjetor 2024

KD: Të pezullohen avancimi i personave që mbajnë poste udhëheqëse në UP

Prishtinë, 28 janar - Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur, më 28 janar 2014,  i ka kërkuar menaxhmentit dhe Senatit të UP-së që brenda një afati sa më të shkurtër t’i përmbushë këto kërkesa, të cilësuara si të domosdoshme për normalizimin e gjendjes në UP:
 
1. Që të evidentohen të gjitha publikimet shkencore të botuara në revista fiktive dhe të bëhet tërheqja e tyre.

 2. KD-ja i kërkon Senatit që të pezullojë përkohësisht avancimin e të gjithë personave që mbajnë poste udhëheqëse në UP, duke përfshirë Këshillin Drejtues, Rektoratin dhe njësitë akdemike, deri në një vendim tjetër.
 
3. Të përfundojë procesi i ndërprerjes së dy marrëdhënieve të rregullta të punës për gjithë personelin e UP-së.
 
4. Të hapet një debat i brendshëm me të gjitha grupet e mundshme të interesit për të gjitha çështjet e hapura në UP.


5. Kërkohet inicimi i menjëhershëm i ndryshimeve të domosdoshme në Statutin e UP-së, në pjesët që janë vlerësuar si pengesë e një pune më të efektshme të UP-së.
 

6. Menaxhmenti obligohet që të krijojë të gjithë mekanizmat e nevojshëm për permbushjen e këtyre kërkesave brenda afatit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)