KD i UP-së: Zgjedhja e rektorit në përputhje me Ligjin
Prishtinë, 18 shtator - Këshilli Drejtues i UP-së, ka mbajtur takimin e ku është shqyrtuar situata e krijuar në Universitetin e Prishtinës pas zgjedhjes së rektorit të UP-së, prof. dr Ramadan Zejnullahu.
Nga ky takim doli qëndrimi i anëtarëve të KD-së se zgjedhja e rektorit të UP-së është bërë në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe me aktet e tjera juridike - Statutin e UP-së dhe Rregulloren mbi Punën e KD-së.
Së këndejmi, rektori i posa zgjedhur i UP-së prof. dr. Ramadan Zejnullahu vazhdon të kryejë detyrën e tij në bazë të përgjegjësive që ia përcakton Statuti i UP-së.
Këshilli Drejtues, ndërkaq, do ta respektojë çdo vendim nga ndonjë instancë ligjore në rast se me të do të kontestohet zgjedhja e rektorit në krye të Universiteti të Prishtinës.