23 Dhjetor 2024

KD e UP-së kërkon nga protestuesit zhbllokimin e rektoratit

Prishtinë, 29 janar - Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës’’Hasan Prishtina’’ vlerëson se situata e krijuar gjatë dy ditëve të fundit, nuk garanton kushtet as minimale për vazhdimin e një pune normale në rektoratin e UP-së.

Dy organet kryesore të UP-së, Këshilli Drejtues dhe Senati, gjatë ditës së djeshme kanë përcaktuar përmbushjen e disa detyrave me qëllim të normalizimit të situatës në Universitet, dhe i ka dhënë një afat menaxhmentit të këtij institucioni që t’i përmbushë ato.

Në këtë kuadër, Këshilli Drejtues ka nisur procedurat për adresimin e përgjegjësisë eventuale për të gjitha nivelet dhe për të gjitha shkeljet e pretenduara.

Prandaj, kërkohet nga protestuesit që e kanë bllokuar ndërtesën e rektoratit, nga grupe të caktuara të partive politike, dhe nga grupe të tjera të interesit, që të lejojnë strukturat e Universitetit që ta kryejnë punën e tyre në përputhje me nevojat emergjente që janë shtruar dhe në përputhje me obligimet që kanë, për të siguruara funksionimin normal të UP-së, me afro 60 mijë studentë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)