23 Dhjetor 2024

Kastrati u ndan mirënjohje mësimdhënëve te dalluar

Mitrovicë, 7 mars - Me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, ka organizuar një takim me drejtorë të shkollave, me ç’rast u ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar.

Paraprakisht u fol për rëndësinë e shkollës shqipe, historikun e saj dhe gjendjen aktuale në arsimin mitrovicas. 

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati, i cili i uroi mësimdhënësit mitrovicas të të gjitha brezave për punën e tyre fisnike.

“Askush asnjëherë nuk guxon me e harruar kontributin tuaj, meqë fal punës dhe sakrificës tuaj jemi këtu ku jemi”.

Më pas ai u fokusua në investimet që janë bërë dhe po bëhen në infrastrukturën shkollore. Tha se është investuar shumë dhe në përgjithësi infrastruktura shkollore është në një nivel të kënaqshëm.

Kastrati përmendi edhe planet në këtë drejtim. “Në vjeshtë presim të filloj mësimi në objektin e ri shkollor të mjekësisë, mandej në lagjen Bair do ndërtohet një shkollë e re fillore, ndërsa jemi duke punuar që të ndërtohet edhe një objekt shkollor në Kodrën e Minatorëve, ku nxënësit ende mësojnë në kontejner”.

Ai njoftoi edhe për fillimin e ndërtimit të shkollës profesionale në Iliridë si dhe projektin për Akademinë e Lidershipit, për të cilën objekti do të nis të ndërtohet në muajin prill.

Të pranishmëve me një fjalë rasti ju ka drejtuar edhe drejtori i Arsimit, Ali Bejta, i cili ka çmuar përkushtimin e mësimdhënësve për të rritur cilësinë e arsimit.

Ndërsa duke folur për kontributin e gjeneratave të tëra të mësimdhënësve shqiptarë dhe shkollën shqipe, tha se fati i shkollës shqipe ka qenë i lidhur me fatin e kombit shqiptar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)