Kapen me plagjiaturë 42 studentë të UP-së
Gazeta Zëri ka siguruar listën e studentëve me plagjiaturë që ka zbuluar USAID, 42 janë nga UP-ja, 5 nga UBT-ja, 2 nga AAB-ja, 1 nga AUK, 1 nga Riinvest, 1 nga SEEU dhe 3 të tjerë nga komuniteti pakicë.
Plagjiatura është përhapur jo vetëm te profesorët, por tash edhe në mesin e studentëve. Studentë të Universitetit të Prishtinës me numër më të madh, kanë arritur të kalojnë disa kritere dhe të radhiten në mesin e 160 studentëve që janë përzgjedhur për të fituar bursë për studime jashtë vendit.
Por, në fillim të muajit shtator, USAID përmes një komisioni ka arritur që të identifikojë studentët mashtrues dhe ti largojë përfundimisht nga lista dhe mundësia për të fituar bursë jashtë vendit.
/Zeri/