23 Dhjetor 2024

Kalueshmëria në afatin e parë të Maturës Shetërore 2019 është 64.64 përqind

Prishtinë, 1 korrik - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në një konferencë për medie, ka bërë të ditura rezultatet e afatit të parë të provimit të Maturës Shtetërore 2019, sipas të cilave nga 27.081 maturantë që i janë nënshtruar provimit, kanë kaluar 17.504, ose 64.64 përqind.

Ministri Bytyqi, me këtë rast, falënderoi Komisionin Shtetëror të Maturës (KShM), për të cilin tha se ka bërë një punë të jashtëzakonshme në këtë periudhë, e po ashtu edhe të gjithë akterët e angazhuar në mbarëvajtjen e Provimit të Maturës.

“Është një lajm i mirë se, këtë vit kemi një test të maturës, i cili është më i suksesshmi, sa i përket monitorimit dhe mbarëvajtjes së tij”, tha ministri Bytyqi dhe theksoi se kjo ka bërë që të kemi edhe rezultate më të ulëta në krahasim me vitin e kaluar, kur kalueshmëria ka qenë 73.26 përqind.

Ministri Bytyqi foli edhe për masat që janë marrë nga ana e KShM për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e përcaktuara nga ky Komision. Në këtë drejtim, janë përjashtuar nga testi 270 nxënës për shkak të përdorimit të telefonave, ndërsa në qendrën e testimit në shkollën Don Bosko në Gjilan, për klasën XII-a do të përsëritet pjesa e parë e testit më 3 korrik 2019, për shkak se është vlerësuar se ka pasur kopjim gjatë testit.

Sa i përket masave që janë marrë ndaj administruesve që nuk i kanë respektuar rregullat, 5 administrues janë dënuar me mosushtrim të përhershëm të kësaj detyre dhe me kundërvajtje 300 euro gjobë dhe 3 të tjerë me mosushtrim të përhershëm të detyrës në testin e maturës.

Ministri Bytyqi, po ashtu, theksoi faktin se sot janë shpërndarë certifikatat falas nga ana e MAShT për të gjithë maturantët, të cilët e kanë kaluar Provimin e Maturës.

Në afatin e parë të provimit të Maturës Shetërore 2019, kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe është 64.40 pëqrind, në gjuhën boshnjake 85.43 përqind dhe në gjuhën turke 69.47 përqind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)