Kalueshmëria e testit të maturës 52.9 për qind
Prishtinë, 5 korrik - Komisioni qendror shtetëror i maturës shpalli sot rezultatet e testit të maturës, ku kalueshmëria për këtë vit është 52.9 për qind.
Kryetari i Komisionit, Nehat Mustafa, tha se ky rezultat është më i kënaqshëm se sa vitet e kaluara.
Ndërkohë maturantët e pakënaqur me rezultatin që kanë arritur, do të kenë mundësi të ankohen nga dita e nesërme deri më 10 korrik.