15 Nëntor 2024

Kalueshmëria e Provimit të Maturës, 60.01 përqind

Prishtinë, 8 shtator - Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka bërë publike rezultatet e afatit të gushtit të Provimit të Maturës Shtetërore, sipas të cilave prakun e kalueshmërisë e kanë arritur 3.873 maturantë (60.01 përqind) nga 6.454 sa i janë nënshtruar këtij provimi.


Kryetari i KShM-së, z. Azem Guri ka bërë të ditur se provimin e kishin paraqitur rreth 8.500 maturantë, por në testim kanë marrë pjesë vetëm 6.454 dhe prej tyre kanë arritur prakun e kalueshmërisë 60.01 përqind, ndërsa 2.581 maturantë mbetet të provojnë njohuritë e tyre në vitin e ardhshëm.

Z. Guri tha se KShM e vlerëson të suksesshëm organizimin e administrimit të Provimit të Maturës në të dyja afatet dhe theksoi se këtë vit është vërejtur një vetëdijësim më i lartë i të gjithë akterevë të përfshirë në këtë proces, gjë që ka bërë që të mos paraqiten probleme që do ta dëmtonin këtë proces të rëndësishëm.

Në emër të KShM-së, kryetari Guri iu uroi suksese të mëtutjeshme për regjistrim në arsimin e lartë të gjithë maturantëve që e kanë kaluar Provimin e Maturës, ndërsa për ata që nuk kanë kaluar uroi që të kenë sukses në vitin tjetër.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)