15 Nëntor 2024

Kallëzim penal ndaj “Asistentit” të Ministrit, Arsim Bajrami

Prishtinë, 10 shkurt - Asociacioni për Arsim Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media para Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ku do të ngritë Kallëzim Penal ndaj “Asistentit” të Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

Shkelzim Murtezi Kryetar i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës ka thënë se kallximi penal vjen pas reagimit të Asociacionit për Arsim, ku për qëllim e kanë mbrojtjen e interesave të studentëve të cilët janë mashtruar nga shteti duke u regjistruar në fakultete publike, mirëpo këto fakultete nuk kanë qenë të akredituara, duke lënë kështu qindra dhe mijëra student me diploma të lëshuara po nga këto universitete shtetërore, por të cilat nuk kanë vlerë juridike pasi që i njejti shtet, respektivsht shteti i Kosovës, nuk i njeh këto diploma të cilat para pak kohe i ka lëshuar.  

\"Pas ndërmarrjes së veprimeve të parapara me statutin e Asociacionit, na është përgjigjur, pa autorizim, zyrtari me pozitë të ulët konkretësht:“Asistenti” teknik i Ministrit të Arsimit, ku  me fyerje të ulëta, ka bërë përpjekje që të parandaloj Asociacionin në zbatimin e kompetencave të saj, ku për këtë arsye do të ngriti nesër në cilësin e Kryetarit të Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, Kallëzim Penal bazuar në nenin 198 paragrafi 1 dhe nenin 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës\", thekson Murtezi.

Andaj sot para Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Asociacioni do të jap më shumë detaje rreth këtij kallëzimi penal dhe kësaj çështje me rëndësi publike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)