23 Dhjetor 2024

Kadaj-Bujupi shpërndau dhurata për nxënësit e Bistricës

Mitrovicë, 14 shkurt - Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK) dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka qëndruar sot në fshatin Bistricë të Mitrovicës së Veriut, ku ka vizituar shkollën fillore “Kadri Bistrica” të këtij fshati.

Vizita e deputetes Kadaj-Bujupi është bërë në kuadër të festimittë të 6-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

E pritur ngrohtësisht, në manifestimin me rastin e kësaj dite, nga nxënës e mësimdhënës të kësaj shkolle veriore të vendit, deputetja Kadaj-Bujupi, ka thënë: “Kemi vendosur që 6-vjetorin ta festojmë bashk në këtë vendqë po vazhdon rezistencën edhe 6 vjet pas pavarësisë”.

“Në emër të AGK-së dhe të kryetarit Haradinaj jua uroj këtë festë, me garancën se ndryshimet do të vijnë së shpejti dhe institucionet do t’ju dalin hakut, duke investuar në të gjitha sferat, duke veçuar ekonominë, mirëqenien dhe prosperitetin”, ka thënë deputetja Kadaj-Bujupi, e cila, gjithashtu, ka shpërndarë dhurata për nxënësit e Bistricës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)