Ka përfunduar me sukses dita e dytë e Testit të Maturës 2013
Prishtinë, 7 shtator - Në organizim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe bashkëpunim të Drejtorive Komunale të Arsimit, sot në 31 komuna të Kosovës është mbajt dita e dytë e provimit të Maturës Shtetërore 2013 - afati i gushtit.
Në këtë test , sprovuan dijen e tyre rreth 11 mijë maturantë të cilët nuk kishin sukses në afatin e qershorit por edhe në vitet e më parme, ndërsa për administrim të suksesshëm , MAShT ka angazhuar rreth 860 administrator (zyrtarë të MAShT, mësimdhënës dhe profesor të universiteteve publike).
Zëvendësministri i Arsimit, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Shtetërorë të Maturës, z Nehat Mustafa i shoqëruar nga drejtori i DKA-së në Ferizaj z . Agim Berisha, vizituan gjimnazin Kuvendi i Arbërit në Ferizaj ku po zhvillohej Testi i Maturës.
Me këtë rast Mustafa ndër tjera tha se sot pamë një organizim dhe administrim të mirë të testit dhe se për këtë qëllim kemi angazhuar rreth 860 administrues mbi 350 komisioner dhe kemi caktuar edhe monitorues nga Universitetet Publike të Kosovës.
Sipas informatave që kemi nga terreni, çdo gjë ka shkuar në rregull dhe se çdo kund testi ka filluar me kohë, nuk kemi vonesa kurse publikimi i rezultateve do të bëhet më 16 shtator. Ndërkaq më 20 shtator do të bëjmë publikimin e ankesave dhe rezultatet e ankesave të cilat do ti shqyrtojë komisioni përkatës , çka do të thotë se do të jetë koha e mjaftueshme për ata maturantë që kalojnë që ti nënshtrohen konkurseve për universitet publike ka thënë Mustafa .