23 Dhjetor 2024

Jep dorëheqje Muharrem Nitaj

Prishtinë, 10 shkurt - Kryetari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Muharrem Nitaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së.
 

“Në pamundësi për të kryer detyrat në përputhje me kompetencat që kam dhe duke mos dashur të jem pjesë e një dështimi katastrofik në Universitetin e Prishtinës, jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së”, thuhet në letrën e Nitajt.

Situata e krijuar në Universitetin e Prishtinës, është më e rënda e krijuar që nga viti 2000, dhe sot janë atakuar funksionet më vitale të tij. Në një situatë të tillë, kërkohen vendime të rëndësishme për Universitetin dhe në pamundësi për t’i ndërmarrë ato nga pozita që kam, vendimi më i arsyeshëm për mua, është dorëheqja e parevokueshme.

“Do të ishte katastrofike sikur rënja e Universitetit të Prishtinës, të shënonte fillimin e rënjës së shtetit, prandaj studentët, profesorati dhe opinioni publik do të duhej të viheshin në mbrojtje të tij, politika edhe këtë herë e ka plagosur rëndë institucionin më të lartë të dijes në vend!”, ka theksuar Nitaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)