23 Dhjetor 2024

Java e Universitetit ekspozon historinë gjysmëshekullore të UP-së

Prishtinë, 13 shkurt - Në kuadër të “Javës së Universitetit” u hap sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” ekspozita “Mote Universitare”, e kuruar për nder të 50 vjetorit të UP-së.

E prezantuar sipas një rendi kronologjik të pesë dekadave të historisë së Universitetit të Prishtinës , ekspozita dokumentuese, me karakter historik, solli në këtë ambient fotografi, dokumente, diploma, dhe relike që lidhen me jetën universitare të UP-së.

Hapjen e ekspozitës e bëri rektori, prof. dr. Marjan Dema, i cili tha që gjysmëshekulli i UP-së karakterizohet me shumë vlera kombëtare që duhen ekspozuar dhe rikujtuar në vazhdimësi. 

“Me këto fotografi, dokumente, diploma dhe relike që lidhen me jetën universitare në tempullin e dijes, ne e prekim edhe një herë historinë tonë që na bënë krenarë, na sjellë serish në mendje rezistencën, këmbënguljen, dhe dëshirën e flaktë për dije e arsimim në këto pesë dekada që po lëmë pas” tha Dema.

Ndërkaq, kuratori i kësaj ekspozite, Ass. Durim Abdullahu tha që nga fakti që shumë relike kanë mbetur të paekspozuara, ai propozon idenë që të hapet një muze i përhershëm i Universitetit të Prishtinës, duke i shfrytëzuar reliket e kësaj ekspozite si bazament për nisjen e tij.

Në minutat në vijim, Abdullahu udhëzoi të pranishmit drejt dokumenteve, fotografive, dhe relikeve të ekspozuara në “Mote Universitare”. Të gjitha objektet e ekspozuara janë origjinale si dhe janë të nxjerra nga arkivi qendror i Rektorati i UP-së, nga arkivat e fakulteteve dhe arkivat private të profesorëve të Universitetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)