Jamie Shea nderohet me Çmimin për të Drejtat e Njeriut
Prishtinë, 18 shkurt - Ish zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea sot do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut nga Kolegji AAB
Ceremonia solemne e dorëzimit të Çmimit do të bëhet në praninë e krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës, të Republikës së Shqipërisë, dhe të institucioneve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, të ambasadorëve të akredituar në Kosovë, si dhe në prani të figurave me rëndësi të jetës publike.